Përdorimi i Blade

Blade është template engine me të cilin mundësohet krijimi i komponentës view të arkitekturës MVC (Model-View-Controller).

Me përdorimin e Blade synohet që:

  • Të ndahet prezentacioni i të dhënave dalëse nga logjike e aplikacionit, me çka lehtësohet gjetja e gabimeve,
  • Të rritet shkalla e sigurisë së aplikacionit, asisoj që brenda një view nuk do të përdoret PHP drejtpërsëdrejti,
  • Të lehtësohet kompozimi i një strukture më komplekse të faqes,

Fajllat vendosen në folderin resources/views, në formën: emri.blade.php.